Kosova

“S’do të dështojë”, Kurti i prerë: Nuk kemi hequr dorë nga reciprociteti me Serbinë

12:30 - 02.08.21 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryeministri Albin Kurti, ka folur për reciprocitetin mes Kosovës dhe Serbisë.




Sipas Kurtit arsyeja pse reciprociteti nuk është vendosur akoma është ikja nga dështimi, ashtu siç ndodhi njëherë kur u detyruan ta zhbëjnë.

“Qe në dhjetor 2011 e patëm miratuar rezolutën për reciprocitet të plotë politik, ekonomik dhe tregtar. Këtë princip e kam paraqitur edhe në takimet që kamë pasur në Bruksel. Zëvendësi im i parë Bislimi ka përgatitur një dokument me 11 shkeljet që i bënë Serbia reciprocitetit me Kosovën. Ne edhe faktorëve ndërkombëtar ua kemi treguar këtë gjë. Mirëpo në këto 100 ditë të para kemi pasur drejtor të ri të doganave, dhe na duhet të përgatitemi mirë sepse nuk bënë të dështojmë sërish. Ne jemi të interesuar për zbatim të plotë të tij. Është një parim i shëndosh i marrëdhënieve midis shteteve. Reciprocitetin nuk e kemi për të shtuar barriera por për t’i hequr ato”, -u shpreh kryeministri Kurti.

Kryeministri duke iu përgjigjur pyetjeve të deputetit të PDK-së, Fadil Nura lidhur me reciprocitetin, tha se do ta vendosin reciprocitetin por nuk duan të dështojnë.

“Ju vini prej një pozicioni politik, të një grupacioni politik, qe ka qene kundër reciprocitetit, ju keni interes te dështoje reciprociteti, prandaj ju dëshironi të vendoset pa u përgatitur. Ne do te përgatitemi, do ta vendosim Reciprocitetin dhe nuk do të dështoj ai, dhe uroj që o ju ta ndërroni qëndrimin si grup paraletrar në përputhje me vullnetin e deputetit Nura, ose deputeti Nura të mos vazhdojë të qëndroj në partinë e gabuar”, -tha Kurti.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.