AKTUALITET

DETAJE/ Dy persona rrezikojnë të mbyten në Sarandë, transportohen me urgjencë drejt spitalit

15:41 - 05.08.21 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Dy persona kanë rrezikuar sot të mbyteshin në Sarandë. Bëhet fjalë për të dy shtetas të huaj të identifikuar si Ahmed Akra 23 vjeç dhe Ahmed Mkalolak 18 vjeç, që të dy këta nga Belgjika.




Sipas bluzave të bardha gjendja e tyre është shumë e mirë.

Ngjarja ka ndodhur mesditën e sotme tek Kanali i Cukës, tek vendi ku bashkohet uji i lumit Bistrica me detin. Mësohet se janë hedhur në ujë duke mos e ditur që në këtë vend uji është shumë i ftohtë.

Ndoshta të ndodhur në këtë situatë të papritur ata kanë kërkuar ndihmë. Menjëherë në vendngjarje është ndodhur ambulanca dhe policia, ku kjo e fundit ndihmoi për nxjerrjen e tyre nga uji dhe u transportuan në urgjencën “Stefan Mekshi” në Sarandë.

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.