Kryesore

Kur mund ta lini fëmijën vetëm në shtëpi?

19:00 - 20.08.21 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Është vërtet një vendim i vështirë për ta lënë fëmijën vetëm në shtëpi, edhe pse këta të fundit mund të thonë se nuk ka asnjë problem.




Ajo që duhet të keni parasysh se fëmijën nën 10 vjeç nuk mund ta lini asnjëherë vetëm në shtëpi.

Edhe nëse fëmija juaj është mjaftueshëm i pjekur për të qëndruar vetëm në shtëpi, do të ishte mirë ta konfirmonit në praktikë, për siguri. Pra, lërini ata vetëm gjysmë ore, ndërsa nuk ndodheni shumë larg shtëpisë. Nëse gjithçka shkon mirë, kur të ktheheni, mund të flisni me të për mënyrën se si ndihej, nëse kishte nevojë për diçka ose nëse diçka e frikësonte.

Për më tepër, është shumë e rëndësishme që fëmija të ketë disa njohuri themelore për trajtimin e situatave të paparashikuara siç janë:

  1. Të dinë numrin e telefonit dhe adresën e shtëpisë për t’ua thënë autoriteteve në raste nevoje
  2. Të dinë të kyçin derën
  3. Të dinë të përdorin telefonin e shtëpisë ose celularin
  4. Dhe mbi të gjitha, të kenë kuptuar gjithçka që ju keni thënë në lidhje me mosshoqërimin me të huaj.

 

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.