Kosova

I riu nga Kosova gëlltit telefonin, mjekët ja nxjerrin nga barku: Mund t’i shpërthente bateria!

15:55 - 31.08.21 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

E padëgjuar më parë. Një 33-vjeçar nga Kosova, ka gëlltitur një telefon celular, ndërsa iu desh që të bënte një ndërhyrje për të hequr atë nga stomaku.




Mediat kosovare shkruajnë se mjekët kanë arritur t’ia heqin telefonin e ndarë në tri pjesë, fillimisht nga barku i 33-vjeçarit është nxjerrë kapaku i celularit dhe më pas bateria, që konsiderohej si më e rrezikshmja, sepse mund t’i shpërthente në stomak.me rrugë endoskopike. Rastin e ka bërë të ditur mjeku gastrolog Skender Telaku, përmes një postimi në Facebook.

“NXJERRJA E TELEFONIT NGA STOMAKU

Mashkulli 33 vjeç para 4 ditësh kishte përbirë një telefon të vogël. Me rrugë endoskopike, pra pa e prerë lukthin, nxorëm telefonin e ndarë në tri pjese. Pa komplikime”, shkruan Telaku.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.