Kosova

Kurti pret që dialogu me Serbinë të vazhdoj në vjeshtë

13:30 - 01.09.21 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti pret që dialogu me Serbinë të vazhdoj në vjeshtë. Por thotë se gjithçka varet nga ndërmjetësuesit e këtij procesi, Josep Borrell dhe Miroslav Lajçak.




Kështu tha për Tanjug nga Bledi i Sllovenisë ku edhe po merr pjesë në Forumin Strategjik të Bledit.

“Unë për më tepër pres që ne të konfirmojmë rëndësinë e Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor për njëri-tjetrin. BE duhet të ruhet dhe mbrohet, dhe unë besoj se reformat e brendshme në BE dhe zgjerimi i jashtëm plotësojnë njëra-tjetrën. Ne kishim dy takime deri më tani, mund të kemi në vjeshtë një takimin të tretë, por kjo gjithashtu varet nga ndërmjetësuesit Z. Borrel dhe Lajçak”, tha Kurti.

Ndërkohë që gjatë ditës së sotme, Kurti pritet të takohet edhe me përfaqësuesin Special të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak./KP/

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.