Kryesore

“Ndërtimi i miqësisë duhet të jetë i dyanshëm”/ Zaev: Presim mbështetjen e Bullgarisë në integrimin europian të Maqedonisë së Veriut

14:51 - 25.09.21 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryeministri Zoran Zaev në një dalje për mediat nga Shkupi u shpreh sot se pret dritë jeshile nga Sofja zyrtare, për të zhbllokuar procesin e eurointegrimit për Maqedoninë e Veriut.




Zaev tha që pret që të arrihet marrëveshje me Bullgarinë dhe si rrjedhojë vendi të mbajë konferencën e parë ndërqeveritare me Bashkimin Evropian.

“Ndërtimi i miqësive duhet të shkojë në mënyrë bilaterale dhe të dyanshme. Të gjitha hapat e ardhshëm që do t’i marrim, do t’i marrim me mbështetjen nga ana e Bullgarisë drejt Maqedonisë së Veriut, për rrugën tonë evropiane. Presim dritë jeshile në Bullgari, sa më shpejtë që është e mundur, në dhjetor, që të mund ta bëjmë jo hapin e ardhshëm, por gjysmën e hapit, sepse kemi vendim nga vjet, presim operacionalizimin e vendimit”, tha mes tjerash Zaev.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.