Kryesore

Simpatizantët dalin për të pritur Berishën në Vlorë, të pranishëm dhe Leskaj, Noka e Nishani

18:12 - 25.09.21 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Berisha do të mbajë sot Foltoren e tretë në qytetin e Vlorës me demokratët. Para Pallatit të Kulturës në qytetin bregdetar kanë dalë mbështetës të ish-kryeministrit.




Mes pritësve janë dhe deputetët Flamur Noka e Bujar Leskaj, ish-Presidenti Nishani apo dhe kryetari i degës së PD në Vlorë, Genc Deromemaj.

Ky  i fundit për mikrofonin e News24 ka deklaruar se “Demokratët e Vlorës, anëtarësia po pret liderin historik të PD, ish-kryeministrin Berisha. Jo, nuk kam pasur presione, në mënyrë absolute. Kam thërritur, publikisht që është e mbështetur mbi idetë dhe parimet e PD. I qëndrojë kësaj thirrje. Shpresojmë që PD pas kësaj lëvizje do të jetë e mundur që të shporrim këtë qeveri.”

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.