AKTUALITET

Dita nis me vranësira dhe reshje, ulen sërish temperaturat. Ja si do jetë moti

08:15 - 08.10.21 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash duke sjellë mot me reshje shiu në të gjithë territorin. Intensiteti më i madh i reshjeve do të jetë në zonat e jugut.




Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të pësojnë rënie të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore, nga 04°C në 18°C, në zonat e ulëta nga 13°C në 22°C dhe në zonat bregdetare nga 15°C në 24°C.

Era do të fryjë në drejtim Lindor-Juglindor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë 4 ballë.

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.