Aktualitet

“Venecia la të pakënaqur opozitën”/ Murati: Berisha s‘mund të jetë e ardhmja e PD-së. Dërgimi i satelitëve në hapësirë? Spektakël i Ramës!

18:06 - 15.10.21 Gazeta Shqiptare

Për kryeredaktorin e Gazeta Shqiptare Erl Murati çështja e zgjedhjeve vendorë në 30 qershorit pas vendimit të Komisionit të Venecias është mbyllur. I ftuar në rubrikën “Opinion” në News 24, Murati tha se kjo çështje është tejkaluar dhe se PD-ja nuk kërkon zgjedhje vendore në tavolinë pasi shikon drejt sfidave të tjera.



Më bën përshtypje se Gjykata e re Kushtetuese i është drejtuar për një mendim, për këshillë Komisionit të Venecias. Do kisha pritur nga Gjykata Kushtetuese që të kishte përfituar pavarësinë dhe mos të ndiqte politikat e mëparshme. Por është në juridiksionin e saj të vendosë. Nuk ishin zgjedhje perfekte por kemi një vendim politik të opozitës dhe Lulzim Bashës. Ishte vullnet i opozitës që të mos merrte pjesë në zgjedhje. Përderisa të zgjedhurit janë të certifikuar dhe janë në detyrë atëherë kjo çështje është e mbyllur. Ishte një lëvizje e fortë politike, por do të ishte e vështirë legjitimiteti i kësaj lëvizje, por nga ana tjetër edhe nëse vendimi i Gjykatës Kushtetuese do të ishte tjetër do të ishte e vështirë për të bërë zgjedhje të parakohshme vendore.

Komisioni i Venecias me këtë vendim ka lënë të pakënaqur opozitën. Kemi një ndryshim të opozitës, ajo u kthyer në parlament. Kjo çështje është tejkaluar dhe PD nuk do zgjedhje vendore në tavolinë dhe shikon përpara të sfidat e ardhshme”- tha Murati.

Në lidhje me shkarkimin e presidenti Meta, Murati tha se çështja do të zvarritet deri në përfundimin e mandatit të tij.

“Është vendim i detyrueshëm për Gjykatën Kushtetuese pasi ai është shkarkuar nga Parlamenti. Nuk do të jetë një vendim i shpejtë besoj. Presidentit i mbaron mandati vitin tjetër dhe besoj se edhe kjo çështje do të zvarritet deri në përfundim të mandatit të tij. Shkarkimi i tij nuk është problemi i mazhorancës dhe i ndërkombëtarëve të cilët e njohin dhe zhvillojnë takime me të”- tha ai.

Lidhur me situatën në kampin opozitar Murati tha se nga “lufta” Berisha-Basha, lideri aktual do të dalë fitues. Sipas tij kjo situatë nuk është e lehtë për asnjërin duke përmendur faktin se nuk mund të vihet në pushtet nëse nuk ke mbështetjen e SHBA-ve.

“Kriza politike e 3 viteve të fundit është zhvendosur vetëm në kampin e opozitës. Pas disa humbjeve brenda kampit të opozitës kanë sjellë këtë përplasje  mes dy rrymave. Pavarësisht motiveve personale që ka bërë që Berisha të ndërmarrë “Foltoren” ka 2 qëndrime brenda PD që vënë në pikëpytje lidershipin e Lulzim Bashës. Nuk është vetëm një hall personal i një individi. Vetë grupi parlamentar i PD është i përçarë dhe prandaj kriza është më serioze. Kjo krizë nuk do të zgjidhet shpejt. Opozita mund të vendoset në pozicione absurde. Parashikoj që mund të kemi një vendim të Kuvendit për shkarkimin e Lulzim Bashës por nuk do të njihet nga PD-ja zyrtare. E vështirë që Berisha të arrijë një fitore në këtë. Lulzim Bassha ndodhet në shenjestër të militantëve tëPD, nuk është një situatë e lehtë edhe për të. Nuk besoj se Lulzim Basha do të largohet sepse një pjesë e Kuvendit mendon se duhet të largohet. Basha po përdor si gomë shpëtimi ambasadën amerikane duke reklamuar një partneritet më SHBA-të. Nuk mund të vish në pushtet nëse ke kundër Amerikën. Berisha është historia e pluralizmit por nuk është e ardhmja e PD-SË. Fatkeqësia e kësaj partie është që nuk ka arritur të prodhojë një figurë të tretë. Opozitarizmi nuk ka pse mbet peng i luftës Basha-Berisha. Kjo luftë  do të vazhdojë. Në fund  besoj se Basha do të dalë fitues dhe jo Berisha”- shtoi ai.

Ndërkohë për Muratin zhvillimet e fundit në kampin e mazhorancës janë vetëm spektakël. Sipas tij Rama ka një keqorientim pasi flet për dërgimin e satelitëve në hapsirë ndërkohë që në mbetemi një nga vendet më të varfra në Europë.

“Një qeveri nuk bazohet në elementë të spektaklit. Rama ka një keqorientim. Nga njëra anë flitet për dërgimin e satelitëve në hapsirë dhe nga ana tjetër flitet për rritje çmime. Pavarësisht propagandës jemi vendi më i korruptuar dhe i varfër i Europës. Faji i mbetet mungesës së drejtësisë. Këtu drejtësia është si ka qenë, kultura e pandëshkueshmërisë vazhdon. Në momentin e parë që do të goditet korrupsioni politik atëherë themi se do Shqipëria po lëviz vërtet”- perfundoi Murati.

 

 

 

 

Shfaq Komentet (1)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

  1. ERL MURATI, ËSHTË I VETMI GAZETAR PROFESIONIST, NË KRYE TË NJË MEDIEJE SHQIPTARE. PREJ PESË VITESH, SHTYPI SHQIPTAR NUK KA TJETËR GAZETAR TË KËTYRE PËRMASAVE.
    GAZETARI QË KURRË NUK BËRI PAZAR ME SHPIRTIN DHE ME TË VËRTETËN E GAZETARISË. NDER I MADH, PËR GAZETËN QË DREJTON.
    PËR ERL MURATIN, NUK EKZISTOJNË INTERESA PARTIAKE. PËR ERLIN, EKZISTOJNË VETËM INTERESAT PUBLIKE DHE INTERESAT KOMBËTARE.

    Përgjigju ↓