Kronikë

Zbardhet identiteti i gruas që humbi jetën në Astir. Dyshohet se zjarri u vu nga i biri

08:52 - 16.10.21 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Zbardhet identiteti i 62-vjeçares e cila humbi jetën sot në spital, pasi tentoi që t’i shpëtonte flakëve në apartamentin e saj, duke u hedhur nga kati i tretë. Ngjarja ndodhi rreth orës 05:55, në katin e tretë të një pallati në Astir.




Gazetarja Dorjana Bezat raporton për se bëhet fjalë për Hava Osmenajn, ndërkohë që i lënduar është djali i saj, Klodjan Osmenaj, i cili ndodhet në spital. Duke qenë se zjarri ka qenë i madh, gruaja e gjendur në këto kushte, është hedhur nga dritarja e banesës, por s’ka mundur të mbijetojë. Ndërkohë, Bezat raporton për ‘BW’ se djalin e kanë nxjerrë jashtë banorët nga apartamenti e kanë çuar në spital.

Nga të dhënat paraprake ka dyshime se zjarri ka qenë i qëllimshëm, pasi thuhet se 36-vjeçari ka probleme të shëndetit mendor.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.