Kryesore

“Ajo më qetëson mua”, Aleksandër Gjoka flet për marrëdhënien me bashkëshorten dhe fëmijët

21:40 - 17.10.21 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Këngëtari i dashur për publikun Aleksandër Gjoka ishte i ftuar në programin “Dola te Ola”, ku foli ndër të tjera edhe për marrëdhënien që ai ka me bashkëshorten dhe fëmijët e tij.
Teksa në studio u shfaq një fotografi me bashkëshorten, ai tha se vitet kanë bërë që ata të marrin hijen e njëri-tjetrit. Sandri zbuloi se ata janë dashuruar gjatë një ekskursioni dhe shtoi se te Rita pëlqen se është shumë e qetë, e dashur dhe shumë arsyeshme.




“Ajo më qetëson mua”, tha artisti, duke treguar se dhe kur është i acaruar ajo di si t’i fale qetësi, ndërkohë që shtoi se ai hyn tek ata persona që di të kërkojë falje, dhe shumë herë i është dashur t’i kërkojë falje bashkëshortes.
Fryt i dashurisë së tyre janë dy fëmijët, djali dhe vajza. Vajza e tij jeton në Itali dhe së bashku me të bijën surprizoi të atin me anë të një videomesazhi, ku teksa i shprehën mallin ato i kërkuan edhe një album artistët, i cili nuk premtoi asgjë, edhe pse ne të gjithë mezi presim këngë nga ai.
Sandri tha se janë shumë faktorë që kanë ndikuar për mospublikimin e një albumi, duke filluar nga periudha e pandemisë e deri te problemet me tekstet e vërteta.

Artisti mori edhe një videomesazh nga bashkëshortja e tij, e cila shprehu hapur dashurinë që ka për të, ndërkohë që Sandri theksoi se me familjarët ka një marrëdhënie shumë të mirë dhe se ata janë shumë të rëndësishëm për të.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.