Kryesore

“Izolimi nga SHBA është vdekje e PD”, Basha në mbledhjen e grupit: Sa të jem unë në krye të partisë, nuk lejoj votime anti-amerikane

18:02 - 18.10.21 G.SH.
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Mbledhja e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike është shoqëruar me debate ku kryefjalë e së cilave ishte raporti i kryedemokratit Basha me ish-kryeministrin Sali Berisha.




Lulzim Basha ka përjashtuar çdo mundësi për mbledhjen e Kuvendit, duke u shprehur se nuk do të hedhë në votim vendime të qeverisë amerikane edhe sikur ai të jetë më i godituri nga të gjithë.  Më tej Basha është shprehur se një gjë e tillë do të izolonte përgjithmonë duke e çuar në vdekje Partinë Demokratike.

Basha mbledhjen e grupit 

Nuk e kam parë të arsyeshme të reagoj kundër spekullimeve, genjeshtarve e shpifjeve të ulta ndaj meje me të cilat po bombardohet prej disa javësh anetarësia e partisë demokratike dhe opinioni publik. E kam përjashtur dhe vazhdoj ta përjashtoj nga axhenda ime invesitmin e kohës dhe energjive në shfaqje publike me “me the, i thashë, e me tha” brenda llojit, që nuk bëjnë gjë tjetër veçse ndryshojnë natyrën e përballjes politike në Shqipërinë e sotme të njëmijë e një problemeve dhe halleve që kanë qytetarët e theshtë: nga përballje të  opozitës me qeverinë e shdërrojnë në hidh e prit të ish kryetarit historik Sali Berisha me kryetarin e rizgjedhur vetem para kater muaj me parimin një anetar një votë, që jam unë.

Ketë  kënaqësi apo dhuratë,  Edi Rama me bandat e tij nuk do ta ketë kurrë nga unë.

Unë e refuzoj arënën ku më ftojnë spekullimet dhe shpifjet e ricikluara të listës tëtevjeçare apo gjashtëmbëdhejtëvjeçare të kundështarëve të mi politikë në partinë socialiste, që sot  i recitojnë të zemeruarit  dhe të keqkuptuarit me vendimin  tim për largimin e Sali Berishës nga grupi parlamentar i PD-së me kërkesën  e SHBA për shkak të shpalljes së tij non gratta prej tyre.

E kam  shpjeguar  kontekstin dhe barrën e këitj akti ditën që e  shpalla.

Dua të përsëris sot se sa të jem unë kryetar i PD-së nuk do të pranoj të hedh në votim në asnjë forum të partisë demokratike vendime të qeverisë dhe institucioneve amerikane kundër deputetëve a të zgjedhurve të kësaj partie. Edhe sikur  të jem unë i godituri i këtyre vendimeve.

Nuk do të pranoj e lejoj akte që çojnë në izolimin e Partisë Demokraitke nga aleati ynë strategjik dhe mirëbërësi më i madh në histori i  Shqipërisë, Kosovës dhe kombit shqiptar, që janë SHBA.

Izolimi nga SHBA është vdekja e Partisë Demokratike. Rrjedhimisht është vdekja për një periudhë jo të shkurtër e shpresës së shqiptarëve”, mesohet te kete thene Basha.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.