Kronikë

Forcat RENEA nxjerrin trupin e pajetë të biznesmenit Ruzhdi Hoxha, transportohet drejt morgut të Tiranës (Foto)

17:42 - 06.11.21 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Pas disa orësh përpjekje u bë i mundur nxjerrja e trupit të biznesmenit Ruzhdi Hoxha nga “Qafë Mollasi”, Dajt. Pas përpjekjeve të policisë u desh ndërhyrja e forcave RENEA pasi terreni ishte shumë i vështirë.




Më herët gazetarja Klodiana Lala në një raportim live për “News 24” nga vendi i ngjarjes tha se bëhet fjalë për një rrëpirë rreth 200-300 metra, madje policët janë dëmtuar në përpjekjet për nxjerrjen e trupit.

Në këto momente janë pyetur edhe miqtë dhe familjarët e tij. Ata kanë pretenduar se kanë pirë një birrë të gjithë dhe më pas Fred Rushaj e ka marrë me makinë. Nga ana tjetër Ferdinand Rrushi ka mohuar të kishte gisht në ngjarjen e rëndë, por më pas Policia ka deklaruar se ka mbledhur prova që e implikojnë atë në krim.

Mendohet se për shkak se trupi kishte filluar dekompozimin ai të jetë vrarë që natën kur është rrëmbyer.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.