Kryesore

Teuta nuk arrin të fitojë edhe me Skënderbeun, kreu mbetet më larg

16:45 - 21.11.21 gsh

Teuta dhe Skënderbeu kanë barazuar 2-2 në Kamëz në një ndeshje të çmendur. Shifrat u hapën në minutën e 20 me anë të Mensah pas një goditjeje me kokë duke e çuar atë top në fundin e rrjetës.



Teuta arriti të përmbyste rezultatin falë një super Lorenco Vila, i cili mjeshtërisht realizoi dy herë, goli i parë u shënua pas një aksioni model në minutën e 36 dhe një në minutën e 47.

Ishte Melos Bajrami ai që barazoi këtë takim, ku i sapo aktivizuar realizoi gol në minutën e 78 pas një goditjeje me kokë ku u tregua mjaft i saktë.Me këtë ndalesë, Teuta klasifikohet në vendin e katërt në kuotën e 13 pikëve, ndërsa Skënderbeu në vendin e parafundit në kuotën e 7 pikëve.

 

Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.