Aktualitet

Temperatura deri në 21 gradë celcius, ja si pritet të jetë moti

08:15 - 25.11.21 Gazeta Shqiptare

Territori shqiptar në orët e para të ditës do të jetë në mbizotërimin e kthjellimeve dhe kalimeve të pakta të vranësirave. Por parashikohet që gjatë pasdites dhe mbrëmjes gradualisht vranësirat të shtohen në vend, ku më të theksuar do të jenë në ultësirën perëndimore, duke krijuar mundësi për reshje të pakta dhe të izoluara shiu.



Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes, por mbeten konstante në mesditë duke u luhatur nga 3 deri në 21 gradë celcius.

Era do të fryjë mesatare dhe e fortë me shpejtësi 65 km/h nga drejtimi Jugor-Juglindor, duke krijuar dallgëzim mbi 5 ballë.

 

Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.