Kosova

“Kosova mund të rrezikohet nga varianti Omicron i koronavirusit”, mjekët bëjnë paralajmërimin

08:42 - 29.11.21 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Përhapja e variantit të ri afrikan ka shqetësuar infektologët në Kosovë.




Ndërsa i bëjnë thirrje qytetarëve të tregohen vigjilentë, mjekët gjithashtu i bëjnë apel institucioneve të ndërmarrin masa të reja kundër COVID-19, duke pasur parasysh përhapjen e virusit dhe situatën aktuale epidemiologjike.

Referuar edhe festave të fundvitit , sipas autoriteteve shëndetësore kërcënimet nga këto variante janë të larta, shkruajnë mediat në Kosovë.

Ndërkohë në Kosovë nuk janë identifikuar raste të variantit Omicron.

Organizata Botërore e Shëndetësisë bëri me dije se fillimisht ky variant u identifikua në Afrikën e Jugut duke e cilësuar si një variant shqetësues.

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.