Policia e Durrësit ka zhvilluar ditën e sotme një operacion anti-drogë, ku bëhet me dije se janë arrestuar disa persona, si dhe është sekuestruar një sasi kanabisi.
Sipas News 24, efektivët e policisë kanë mundur të lokalizojnë dhe mësyjnë në ambientet e një banese në Shënvlash e cila ishte shndërruar në një “shtëpi bari”.
Banesa në fjalë ishte kthyer në një laborator droge, ku kultivohej dhe paketohej lënda narkotike.
Gjatë operacionit, i cili është ende në aksion e sipër, mësohet se janë arrestuar disa persone, identiteti i të cilëve nuk bëhet ende me dije. Gjithashtu janë sekuestruar disa pako me lëndë narkotike gati për shitje.
Shfaq Komentet (0)