![GSH APP](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/gshok.jpg)
![Download on Apple Store](https://balkanweb.com/wp-content/uploads/2019/01/ios.jpg)
![Get it on Google Play](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/android-app.png)
Iliri duket se ka qenë temë kryesore e shumë diskutimeve dhe debateve mbrëmjen e djeshme.
Banorët të revoltuar kanë gjykuar strategjinë e lojës së tij.
Einxhel e ka akuzuar Ilirin se vetëm për vëmendje dhe për efekt të lojës tregoi në publik ngjarje personale që i përkisnin të shkuarës.
‘’Ai për lojë riktheu një histori që nuk i përket fare fazës së tanishme të jetës së tij. Imagjino që kur njeriu arrinë të tregojë gruan dhe dashnoren për lojë…’’,-tha ajo duke rikujtuar faktin se Iliri ka bërë publike tradhëtinë e tij.
Më tej Einxhel shtoi se vetëm për protagonizëm në lojë ai nuk ‘’kurseu’’ në këtë histori as vajzën e tij, së cilës iu desh që të mësonte tradhëtinë e babait të saj nëpërmjet ekranit.
‘’Imagjino, vajza e saj nuk e dinte këtë histori dhe mund ta ketë mësuar teksa e ka parë nga televizori’’,- tha ajo, deklaratë e cila iu aprovua edhe nga Arbri.