Kryesore

Lindita Nikolla: 8 Dhjetori është dedikim dhe investim për të ardhmen

14:19 - 08.12.21 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, ka dhënë mesazhin e saj në Ditën Kombëtare të Rinisë.




Ishte sot e pranishme dhe përshendeti në veprimtarinë kushtuar Ditës Kombëtare të Rinisë dhe prezantimit të vizionit dhe platformës se Tiranës, si Kryeqyteti Europian i Rinisë për vitin 2022, organizuar nga Bashkia e Tiranës në Pallatin e Kongreseve.

Në përshëndetjen e saj në aktivitetin kushtuar kësaj dite, organizuar nga Bashkia e Tiranës, kryeparlamentarja Nikolla, nënvizoi se “8 dhjetori, më shumë sesa kujtimi e nderimi i një ngjarjeje, është një dedikim dhe investim për të ardhmen, në rradhe te parë, të ardhmen e rinisë. Tirana, Kryeqyteti Europian i Rinisë, është një mundësi që kryeqyteti i Shqiperisë, por edhe rinia e Shqipërise, të kontribuojnë në fuqizimin e vlerave evropiane, në ngjyrat, kulturen, entusiazmin dhe optimizmin e kontinentit tonë të vjetër. Demokracia, konsolidimi i sistemit dhe institucioneve, qyteterimi, kultura, zhvillimi i qendrueshem dhe mbrojtja e mjedisit, perfshirja dhe solidariteti social janë disa prej tyre, të cilat kërkojne kontribute rinore”. Më pas znj. Nikolla në fjalën e saj theksoi se : “Shoqerëitë bashkëkohore presin nga rinia, por edhe ju keni pritshmerite tuaja ndaj shoqerisë”.

Sipas Nikollës, investimet për rininë janë investimet më inteligjente dhe që i shërbejnë zhvillimit të vendit në mënyrën më të qendrueshme dhe më afatgjatë.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.