BLUETOOTH

Mirvete Rashiti, shqiptarja që shëron nëpërmjet hipnozës dhe energjisë

12:00 - 18.12.21 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Duket se sot hipnoza dhe këshillimi spiritualit është shndërruar në një temë globale. E tillë është edhe historia e Mirvetes, shqiptares së suksesshme në Zvicër dhe jo vetëm, e cila në misionin e saj, ka kurimin e sëmundjeve nëpërmjet spiritualizmit dhe hipnozës. Lidhja e saj me kozmosin dhe energjia që përcjell duket se është aleatja më e mirë në punën e përditshme.
Mirvetja si spiritualiste, mund të na shpjegoni më konkretisht punën tuaj?
Fjala spiritual do të thotë shpirtërore frymë vetëndërgjegjësimit, këtë rrugëtim nuk e zgjedhim ne vetë, por lindim me këtë frymë hyjnore dhe vjen koha e duhur kur ne rizgjohemi dhe rilindim dhe fillojmë të vetndërgjegjsohemi të shohim jetën dhe botën me sy ndryshe. Kështu filloj tek unë dhe nuk munda ti shmangem rrugëtimit tim hynorë dhe fillova të punojë me njerëzit, punën time si mëshiruese hyjnore e cila punon tek unë dhe rrjedhë prej universit tek klienti dhe si motivuse, këshilltare e përgjithshme, meditacionet, hypnosen, të gjitha këto i kam talente hyjnore ndërsa si phisiotherapiste dhe gjithashtu dhe me estetikën fillova tani në kohën e fundit është një kombinim perfekt një mishërim të depresioneve, fobieve, energjiat negative.
Sa mendoni se janë të familjarizuar shqiptarët, ndryshe nga europianët me këtë kulturë?
Tek ne shqiptarët kanë shumë pak njohuri në këtë aspect, por ajo që më gëzon se po bëhet çdo ditë e më shumë e njohur dhe interesante. Mes shqiptarëve dhe të Europës kuptohet se ka një dallim shumë të madh sepse në Europë është diçka shumë normale dhe kemi respektin kanë njohuri rreth spiritualiteti dhe si klienta e dinë se çfarë duan dhe tjetra që i dallon prej neve është që e dinë që është një shërbim me pagesë dhe nuk është diçka bamirësie, sepse unë qe 5 vite punoj me të huaj dhe kam mundur që shumë klient ti shëroj dhe janë ende klientët e mi. Me këto talentet që unë i posedoj mundem që klientëve ti ndihmojë të zgjohen nga ai tunel të cilët shpirti dhe ndërvetëdija është si e burgusor. Valët e energjisë time janë të fuqishme dhe shumë e ndjejshme liron bllokadet psiqike shpirtërore dhe të aurës.




 

 

 

Çfarë shëroni me këtë dhunti?
Shëroj depresionet frikën, ankthet, energjitë negative, përjetimet prej fëmijërisë, përjetimet të përdhunimit, probleme në bashkëshortësi.
Çfarë është e mundur të realizoni me dhuntinë tuaj?
Ndër klientet e mia janë dhe ato të cilët udhëheqin biznesin e vet personal ose udhëheqin firma të mëdha dhe individëve në pozicione të larta ju duhet përkrahje , shpirtërore dhe mentale më shumë se sa një njeri i rëndomtë.
Ju ka ndodhur të keni parashikuar edhe ngjarje të pakëndshme dhe mos ti thoni me zë?
Me dhuntinë time dhe talentet hyjnore natyrisht që kam një lidhje të fortë me universin dhe kësaj i thuhet “Chaneln” por jo kur kam unë dëshirë por vetëm kur Kosmosi më informon një ndodhi të rëndësishme për planetin tonë ose për dikë që është shumë i lidhur me mua (familjarë) marrë sinjalet dhe informacionet të cilat mundë të ndodhin në të ardhmen ato vin përmes ëndrrave ose vizioneve . Gjithashtu detyra ime në planetin Tokë është që të sjellë dritë e dashuri tek njerzit ti zgjoj nga errësira dhe ti tregoj rrugën drejt dritës hyjnore.
Duket se ka edhe disa njerëz skeptik rreth këtyre metodave, si i bindni skeptikët?
Kam përjetuar shumë momente me njerëz skeptik dhe kjo më ka lënduar shpesh herë por tani e di që ato njerëz të kësaj kategorie janë vetëm shpirtra të cilët i frikësohen dritës dhe dashurisë pa kushte dhe ato janë bindur kur e kanë ndjerë energjin hyjnore.
Mund të na flisni më shumë për hipnotizimin, si e realizoni dhe cfarë shëron kjo metodë?
Nën hipnozë, vetëdija përqendrohet brenda ose në disa gjëra, të ngjashme me meditimin, lutjen ose ëndërrimin me sy të syve. Hipnoza mund të ulë presionin e gjakut dhe pulsin, të stimulojë sistemin imunitar dhe të ndikojë në valët e trurit. Hypnosa nuk është si mendojn që do bien në gjumë dhe do të jenë pa vetëdije unë këtë e kombinoj ndryshe në një mënyrë më të këndshme dhe më të thjeshtë.Interesante është se unë në gjysmën e vitit të fundit mësova një pjesë të anatomis sepse në të ardhmen do të jem Phisiotherapiste!
Nëse vendoseni përballë shkencës dhe mjekësisë, ku ndryshon kjo metodë dhe kush është më efektivja sipas jush?
Mjekesia ka udhëzimet barnat injeksionet ,operacionet sidomos në këtë periudhë janë shumë ndër efektive e barnave të deprosionit të cilët i bën të varur gjithë jetën. Ndërsa metoda e energjisë dhe Këshillimeve dhe Kombinat që i përmenda janë bio.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.