Kryesore

“Ka deputetë që blejnë në “Bllok” xhup mbi 13 mijë euro”, deputeti i opozitës në Kuvend hap pankartën

14:10 - 20.12.21 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Deputeti i PD, Dashnor Sula po mbanë fjalën në Kuvend, ku kur u ngrit në Foltore hapi dhe një pankartë.




Në pankartë shkruhej “zoti Kryeministër, jepi 1.5 milion eurot e duhanit të vjedhura nga shteti, 1103 familjarëve të Dumresë…”.

Ndër të tjera ai në Kuvend teksa fliste për buxhetin tha se ka deputetë që blejnë xhup 13.200 euro.

“Ju nuk dëgjoni për tu kuptuar, por për tu përgjigjur. Një ministër i cili k shkuar në Manhattan tek Blloku, kur është paraqitur për xhepin, ai i ka thënë 13. 200 euro xhup “Hermes”.

Unë po ju them kolegë se duke patur parasysh për problematikën, sipas raporteve deri tani nga 420 mijë persona janë larguar që nga 2015, 23.854 persona kanë ikur në 2020”tha Sula ndër të tjera.

 

 

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.