Kryesore

Javë jo pozitive për legjionarët në Serie A, shpëton Strakosha

13:30 - 10.01.22 Gazeta Shqiptare

Kjo nuk ishte një nga ato javë ku legjionarët kuqezi ishin protagonistë kryesorë në Serie A. Thuajse të gjithë zbritën në fushë si titullarë por jo të gjithë shkëlqyen. Thomas Strakosha ka fituar besim absolut të trajnerit Sarri teksa edhe përballë Inter ishte në fushë nga minuta e parë, pavarësisht dy golave të pësuar, paraqitja e tij ishte pozitive, nota 6:



“Refleks i jashtëzakonshëm në goditjen fluturimthi të Lautaro, pritje vendimtare edhe ndaj Dumfreis, nuk kishte ç’të bënte shumë në dy golat e pësuar”. Me notën 5,5 u vlerësua Hysaj: “Perisic e sfidoi në aksionet një kundër një duke e vendosur në vështirësi. Për pak sa nuk mbajti në lojë Lautaro në golin e anuluar me VAR, tërbon Sarri që e dëshironte më agresiv”.

Një pasdite të errët përjetoi edhe dyshja e Empolit, Bajrami-Ismajli teksa Sassuolo i shkarkoi një humbje me manita. Të dy lojtarët kuqezi u vlerësuan me notën 5,5. Me të njëjtën notë u vlerësua edhe Berat Gjimshiti pas fitores 6-2 që Atalanta e tij siguroi në transfertë përballë Udineses.

Me notën 6 u vlerësua Rey Manaj pas fitores që Spezia e tij siguroi në transfertë përballë Geona.

Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.