AKTUALITET

Të dehur në timon dhe me shpejtësi ‘skëterrë’/ Policia e Elbasanit pranga 4 personave, pezullohen 26 leje drejtimi e vendosen mijëra gjoba

14:53 - 12.01.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Policia e Elbasanit ka shtuar kontrollet rrugore, me qëllim, parandalimin e aksidenteve dhe shkeljeve të qarkullimit.




Në flagrancë janë vendosur 4 drejtues mjetesh, janë pezulluar 26 leje drejtimi, nga të cilat, 12 për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit dhe 14 për drejtim mjeti me shpejtësi mbi normën e lejuar. Po ashtu gjatë javës që lamë pas janë vendosur 693 gjoba.

Policia e Elbasanit:

Elbasan

Policia Rrugore e Elbasanit, masa të shtuara për parandalimin e aksidenteve rrugore, evidentimin dhe ndëshkimin e drejtuesve të mjeteve që shkelin rregullat e qarkullimit rrugor.

Gjatë javës që lamë pas, si rezultat i shtimit të kontrolleve nga shërbimet e Policisë, falë dhe përdorimit të radarëve dhe dragerave, janë arrestuar 4 drejtues mjetesh, për veprat penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt” dhe “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

Gjithashtu, janë pezulluar 26 leje drejtimi, nga të cilat: 12 për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit dhe 14 për drejtim mjeti me shpejtësi mbi normën e lejuar.

Janë vendosur 693 masa administrative gjatë javës që lamë pas, të ndara si vijon:

-12 masa për drejtim mjeti nën efektin e pijeve alkoolike;

-19 masa për mosvendosjen e rripit të sigurimit;

-12 masa për mosvendosjen e kaskës mbrojtëse;

-285 masa për parakalime të gabuara;

-14 masa për shpejtësi mbi normën e lejuar;

-135 masa për ndalim/pushim të mjetit në kundërshtim me sinjalizimin rrugor dhe rregullat e
qarkullimit;

-2 masa për mungesë të siguracionit të mjetit;

-214 masa për shkelje të rregullave të tjera të Kodit Rrugor.

Policia Rrugore e Elbasanit falënderon drejtuesit e mjeteve dhe këmbësorët që respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor dhe fton të gjithë qytetarët që të denoncojnë në 112 dhe në Komisariatin Dixhital, çdo rast të shkeljeve të rregullave të qarkullimit rrugor, duke u garantuar reagim të shpejtë dhe të paanshëm.

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.