Rajoni

COVID-19 në Greqi, indetifikohen 18,869 raste të reja dhe 81 humbje jete në 24 orët e fundit

17:16 - 20.01.22 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Regjistrohen 18,869 raste të reja me koronavirus në Greqi.




EODY bëri të ditur se 70 raste janë identifikuar pas kontrolleve në portat e vendit, ndërkohë që në total numri i rasteve është 1,742,363. Nga ana tjetër mësohet se 688 janë në intubim, ndërsa mosha mesatare e tyre është 66 vjeç.

Nga pacientët e intubuar, 558 janë të pavaksinuar ose pjesërisht të vaksinuar dhe 130 janë plotësisht të vaksinuar. Në 24 orët e fundit janë regjistruar 81 vdekje, ndërsa që nga fillimi i epidemisë janë 22.366 raste fatale.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.