AKTUALITET

“Të njihet presidenti me përgjigjet”/ Presidenca kërkon shtyrjen e seancës për shkarkim e Metës. Data kur do të mbahet

19:22 - 01.02.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Gjykata Kushtetuese ka ndërprerë seancën ku po shqyrtohet kërkesa për shkarkimin e Presidentit Meta. Është vendosur që seanca të shtyhet për ditën e enjte.




Kërkesa për shtyrjen e seancës është bërë nga përfaqësuesi ligjor i Presidencës, Bledar Dervishaj, i cili kërkoi që kreu i shtetit të njihet me përgjigjet e ardhura nga Kuvendi i Shqipërisë.

“Kemi një kërkesë. Dëgjuam me vëmendje përgjigjet e Kuvendit të Shqipërisë për të gjitha pyetjet e gjykatës. Konstatojmë në fakt se çështja e legjitimit të përfaqësuesit të parlamentit është shumë e rëndësishme. Shumë përgjigje të përfaqësuesve bënë përgjigje edhe kontradiktore se sa 104 deputet. Pata mundësin të konsultohem me presidentit për këtë detaj. Me mënyrën si po ecte seanca jo për përgjigjet. Nga konsulta me presidentit ai kërkon të njihet me përgjigjet e kuvendit.

Jemi gati edhe nesër, por së pari të njihet presidenti me këto përgjigje. Kërkojmë të shtyhet seanca qoftë edhe për nesër. Ti çojmë presidentit përgjigjet”, tha Dervishaj.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.