LAJMI I FUNDIT

Rritja e çmimit të naftës/ Meta: Ekonomia s’mund t’u lihet në dorë aventurierëve, që po varfërojnë shqiptarët e po falimentojnë Shqipërinë

10:15 - 03.02.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Presidenti Ilir Meta ka reaguar me anë një të postimi në Facebook në lidhje me rritjen e çmimit të karburanteve në vendin tonë.




Ndër të tjera, kreu i shtetit është shprehur se ekonomia e vendit nuk mund t’i lihet në dorë disa aventurierëve, të cilët po varfërojnë shqiptarët dhe po falimendojnë Shqipërinë.

Reagimi i plotë i Presidentit Meta:

Ekonomia nuk mund t’u lihet në dorë aventurierëve, që po varfërojnë shqiptarët dhe po falimentojnë Shqipërinë!

Me nivelin më të ulët të pagës minimale krahasuar me vendet e rajonit, rritja e çmimeve në Shqipëri nuk ka të ndalur.

Sipas të dhënave të EUROSTAT aktualisht, paga minimale në shkallë vendi është:

Në Shqipëri 248.4 Euro

Në Maqedoninë e Veriut 366.1 Euro

Në Serbi 401.4 Euro

Në Malin e Zi 532.5 Euro.

Ndërkohë nga fillimi i shkurtit 2022, çmimet e karburanteve në Shqipëri u rritën sërish me gati 8 lekë për litër, duke arritur nivele rekord, teksa po i afrohen 200 lekëve për litër.

Në muajt e fundit të vitit 2021 dhe fillim të 2022, familjet shqiptare, përveç karburanteve, pothuajse çdo produkt po e blejnë më shtrenjtë.

Çmimet e ushqimeve janë rritur me 4.5%

Shërbimet e transportit janë rritur me 6.9%

Shpenzimet familjare për shëndetësinë janë rritur me 28%.

Çmimet në Shqipëri i vendosin oligarkët dhe jo tregu!


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.