![GSH APP](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/gshok.jpg)
![Download on Apple Store](https://balkanweb.com/wp-content/uploads/2019/01/ios.jpg)
![Get it on Google Play](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/android-app.png)
Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në një burg në Francë, ku është vetëvrarë një shqiptar. Mësohet se është vetëvrarë në burg 24-vjeçari shqiptar Donald Dishmeta.
I riu shqiptar ishte përfshirë në akte dhune dhe kishte qenë protagonist i tyre një javë ose 10 ditë para se të kryente aktin e rëndë. Pas kësaj, autoritetet franceze e kishin futur atë në izolim, vend ku dhe është vetëvrarë.
Raportohet se trupi i 24-vjeçarit do të mbërrijë sot në atdhe, ndërsa familjarët pritet të kërkojnë një kryerje të autopsisë edhe këtu, për të zbuluar të vërtetën e ngjarjes.
Shfaq Komentet (0)