BLUETOOTH

Beniada “merr hak” ndaj Donaldit teksa ai bën dush: Gjithë ai çun, dy lekë s*më

18:30 - 06.02.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Modelja Beniada Nishani ka rënë pre e ngacmimeve që bën aktori Donald Veshaj me banorët në shtëpinë e “Big Brother VIP”.




Para disa javësh ajo ka qenë duke bërë dush në oborr kur Donaldi është afruar dhe ka dashur t’i hedhë miell. Sot modelja ka vendosur të “hakmerret” ndaj aktorit të humorit.

Teksa Donaldi po bënte dush, ajo dhe aktorja Monika Lubonja shkuan dhe i hodhën miell duke thënë se kjo është hakmarrja e tyre, pas gjithë lojërave dhe rrengjeve që iu ka bëri ai.

Mes të qeshurash Baniada i thotë: Gjithë ai çun, dy lekë s*më:

Beniada:  Hakmarrja është një pjatë që shërbehet e ftohtë. Hakmarrja jonë Monika. Ta ktheva mrapsh! Iii dy lekë sumë. Gjitha ai çun dy lekë sumë.

Donaldi: Të hëngërt një mortje. Nga ky integrali më hodhe, ça është ky është bio?

Beniada: Po.

Donaldi: Domethënë unë jam bio.

Beniada: Lahu tani Donald.

Donaldi: Mbaje mend Beniadë.

Modelja seksi është një nga banoret më të dashura të këtij formati të “Big Brother Vip”. Ajo ka shkaktuar shpesh të qeshura në shtëpi me lojërat që bën por edhe me shqiptimin e disa fjalëve shqip. Kështu ka ndodhur para disa javësh kur modelja po mundohej të shqiptonte emrin e këngëtarit Yll Limani, madje pati dhe një reagim edhe nga ky i fundit.

Teksa po rrinte në oborr me banorët, ata i kërkuan Nishanit të shqiptonte emrin e këngëtarit. Ajo e ka quajtur këngëtarin “Ydhi Dhimani” duke sjellë shumë të qeshura në shtëpi.

“Sa i bukur ishte ai çuni, sa i lezetshëm, sa i vockël. Ydhi Dhimani”, tha modelja.

Ajo ka ngatërruar edhe emrat e këngëtarëve të tjerë si Butrint Ymeri apo reperit Noizy.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.