BLUETOOTH

“I vetmi person që akoma shqetësohet për mirëqënien time”/ Pasi “e harroi” gjatë intervistës, Beatrix Ramosaj ka një falënderim për ish-banoren e BBV

19:34 - 06.02.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Këngëtarja Beatrix Ramosaj ishte e ftuar në intervistë për “Fun club”, disa ditë pas eleminimit të saj nga BBV. Ajo foli rreth gjendjes së saj dhe ambientimit mme botën jashtë, fillimet e lidhjes së saj me aktorin Donald Veshaj, reagimin e publikut në lidhje me romacën e saj dhe krijimin e këngës “Faj”. Por me sa duke ajo ka harruar të falendërojë një person që e ka mbështetur.




Menjëherë pas përfundimit të intervistës këngëtarja ka postuar një story në Instgramin e saj ku ka përmendur Fifin, ish-banoren e Big Brother Vip e cila e ka mbështetur.

 “Nga emocionet kam harruar të kujtoj Fifin, njeriun që më ka mbështetur me zemër nga jashtë edhe brenda shtëpisë BBV, i vetmi person që akoma shqetësohet për mirëqënien time dhe të familjes time. I love you Fifi”, ka shkruar ajo.

Në intervistë ajo u shpreh se ka kaluar disa faza pas daljes së saj nga Big Brother, dhe se nuk e priste që lidhja e saj me Donaldin do të merrte përmasa kaq të mëdha.

“Kam kaluar disa faza pas daljes. Faza e parë kam qenë shumë e inatosur me veten time, se si i kisha përjetuar gjërat aty brënda, e inatosur që e kisha ndrydhur veten, isha futur në një botë shumë të errët. Në atë gjendje nuk kisha më fuqi as mundësi të mendoja pak më pozitivisht. Faza e dytë ishte kur vendosa në peshore gjërat e mira dhe të këqija, e pashë që kishte shumë më të mira për mua dhe u qetësova, isha më e qetë. Por ditët e para kanë qenë shumë të vështira.

E kisha të vështirë të lidhesha me realitetin që ai rrugëtim kishte përfunduar, isha në shtëpinë time me familjen time.Isha gjithë kohës para TV, më dukej shumë çuditshëm që nuk isha aty brënda. Duke e njohur publikun dhe duke njohur fansat si këtu dhe jashtë ndodh që fansat lidhen me idetë e çifteve dhe sot e kësaj ditë ke çifte që ata janë ndarë, e kisha menduar, e dija që do të kishte njerëz që nuk do të pëlqenin lidhjen time me Donaldin por që se kisha marr me mend që do të ishte me përmasa kaq të mëdha. E shkuara është e shkuar dhe ti ndien paqe për atë gjë. E shkuara e askujt nuk fshihet, unë po shijoj atë që po ndjehem po merrem me veten time, me këngë”, u shpreh ajo.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.