BOTA

70-vjetori i sundimit/ Mbretëresha Elizabeth nderohet me shkrepje armësh, artileria britanike shpluhuros topat antikë. Shikoni si gjuajnë (VIDEO)

20:05 - 07.02.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Festimet me rastin e 70 vjetorit të mbretëreshës Elizabeth II janë mbajtur këtë të hënë në disa pika kyçe të Mbretërinë e Bashkuar, si ne Green Park, në Kullën e Londrës dhe në York.




Artileria e Shtëpisë Mbretërore të Trupave të Mbretit, një njësi ceremoniale e Ushtrisë Britanike, kreu një përshëndetje me 41 armë në Green Park, pranë Pallatit Buckingham në mesditë.

Kjo ndodhi një orë përpara se Kompania e Nderuar e Artilerisë, regjimenti më i vjetër në Ushtrinë Britanike, të mblidhej për një përshëndetje me 21 armë në Kullën e Londrës, raportojnë mediat vendase.

Përshëndetja me armë është një nder shekullor ushtarak dhe zakonisht qëllohet për të shënuar raste të veçanta si ditëlindjet e mëdha mbretërore, përvjetorët ose funeralet. Ushtarët gjuajnë një numër çift plumbash për funeralet dhe një numër tek për gjithçka tjetër.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.