![GSH APP](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/gshok.jpg)
![Download on Apple Store](https://balkanweb.com/wp-content/uploads/2019/01/ios.jpg)
![Get it on Google Play](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/android-app.png)
Katër shqiptarët dhe një pakistanez që u arratisen nga burgu në Hania të Greqisë janë identifikuar nga mediat greke. Një prej të arratisurve është Olis Thoma Prifti, 43-vjeç, me origjinë nga Dropulli. Ai është dënuar në vitin 2016 dhe nën akuzat e “pjesëmarrje në grup kriminal”, “grabitje”, “grabitje me pasojë vdekjen”, “vjedhje”, “armëmbajtje pa leje” dhe “përdorim arme. Ai u arrestua në vitin 2016 pasi mori pjesë së bashku me bandën e tij të gjithë shqiptarë në një grabitje, ku e vdekur mbeti një 84-vjeçare.
Një tjetër nga të arratisurit është identifikuar si Ardian Meta, 32 vjeç nga Divjaka. I treti, njihet si F. F., 34 vjeç i dënuar për “trafik droge”.
I katërti, është identifikuar si një 29-vjeçar i dënuar për trafikim droge. Ndërsa i arratisuri i 5-ë, është një pakistanez, i dënuar për vrasjen e tre personave.