LAJMI I FUNDIT

Kuvendi miratoi zgjatjen e afateve të Vettingut, Kryemadhi: Nuk i vendos pikat mbi i! Duhet t’i kthejmë shqiptarëve drejtësinë e vonuar

19:56 - 10.02.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryetarja e LSI Monika kryemadhi në emisionin “Frontline” në “News24” u shpreh se vendimi për zgjatjen e afateve të Vettingut sipas saj nuk i ka vendosur pikat mbi i, për reformën në Drejtësi.




Kryemadhi gjithashtu shtoi se shqiptarëve duhet t’i kthehet drejtësia e vonuar.

“Nuk mendoj që zgjatja e Vetingut ka vendosur pikat mbi i , mbi reformën në drejtësi. Dua të theksoj se Reforma e drejtësisë e votuar në korrik të 2019 dhe 7 ligjet që u kaluar krijonin mekanizmin zhbllokues për të vazhduar këtë proces, pavarësisht se ritmet ka qenë shumë të vogla.

Çështja e strukturës së Vetingut ishte thjesht një marrëveshje e zgjatur për ta bërë publike, ne sot e dimë që reforma në drejtësi ka pasur devijime të theksuara. Ne duhet të jemi të shqetësuar për t’i sjellë shqiptarëve një drejtësi të vonuar. Metodologjia e shantazhit për të marrë një votë të cunguar nuk i shërben drejtësisë”, tha Kryemadhi.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.