LAJMI I FUNDIT

VIDEO LIVE/ Rama e nis me ironi dëshminë për aferën e inceneratorëve/ Përmend Big Brother dhe “pantallonat e shkurtra”

12:28 - 23.02.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryeministri Edi Rama e ka nisur me batuta dëshminë e tij para Komisionit Hetimor për aferën e inceneratorëve. Teksa kryetarja e Komisionit, Jorida Tabaka e pyet për aferën e inceneratorëve dhe zyrtaret e implikuar, kreu i qeverisë tha se nuk ka ardhur të zbardhë aferën, pasi kjo sipas tij është opinion i opozitës.




Rama: Sa i përket komentit tuaj ju sapo e shkelët ligjin, ju folët për aferë, unë nuk kam ardhur për të zbardhur ndonjë aferë. Afera është në opinioni tuaj që e keni shprehur në parlament, tv, rrjetet sociale, por këtu nuk mund ta shprehnin, sepse jeni anëtarë të një komisioni që ka thirrur një dëshmitar, Opinionet tuaja shprehini në raport. Unë nuk kam ardhur për asnjë aferë.

Tabaku: A është Lefter Koka që ka përfituar 4 mln euro?

Rama: Është një pyetje e eksportuar nga debati parlamentar dhe televiziv. Unë Lefer Kokën e njoh si ministrin e Mjedisit të qeverisë së Shqipërisë, nuk e njoh si ndonjë pronar përfitues.

Tabaku: A është Alqi Bllaku që përmes babait të tij ka përfituar 150 mijë dollarë, një pronar përfitues për këtë koncesion

Rama: Sapo shkelët përsëri ligjin. Ju keni krijuar një opinion, mbajeni për vete dhe shkruajnë në opinion. Faktet janë që të ballafaqojmë bazuar në dokumente dhe jo në opinione. Nuk shoh asnjë lidhje mes pyetjeve dhe rolit që kam ardhur këtu.

Tabaku: Zoti kryeminister, zoti deshmitar, zoti Rama, a është Arben Ahmetaj një mik i afërt me tre përfituesit e inceneratorëve

Rama: Unë e kuptoj që BB ka krijuar një audiencë, por sekush është miku i kujt, se kush fle me kë, se kush zgjohet me kë nuk janë të parashikuara në dispozitat e Kryeministrit. Meqë ju mu drejtuar

Si Kryeministër kjo është jashtë kompetencave të mia që të studioj miqësitë tuaja

Si dëshmitar mendoj se po shkelni ligjin

Si zoti Rama ju them se jam i pa interesuar që kur kam qenë, se tani kanë dalë pantallona e shkurtra në kohë dimri, se çfarë bëjnë të tjerët kam refuzuar të jap llogari.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.