AKTUALITET

Opozita e veshur në Kuvend me bluza ‘Lironi Berishën’, Ministri Balla: Do e quaja fyerje, kursejani qytetarëve këtë gjë

16:42 - 09.05.24 Paula
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ministri i Punëve të Brendshme, Taulant Balla, konsideroi fyerje veshjen e opozitës në Kuvend, me bluzën e stampuar ‘Lironi Berishën’, si dhe u bën thirrje që këtë t’ua kursejnë qytetarëve.




Balla u shpreh i bindur se një veprim i tillë bëhet për shenjë mirënjohje ndaj ish-Kryeministrit, Sali Berisha, pasi ky i fundit ka arritur të vendosë këta deputetë në sallën e Kuvendit.

Fjala e Taulant Ballës:
“Duket më shumë se qesharake që të jesh në Kuvend dhe të flasësh për luftën kundër korrupsionit, duke mbajtur në gjoks një person të akuzuar për korrupsion. Një qytetar që të sheh nga televizori, sheh një person të akuzuar për korrupsion.
Nuk kam folur prej muajsh për këtë çështje dhe nuk më takon të flas edhe për shkakun jam personi që kam ngritur kallëzimin për këtë rast.
Por, minimalisht, edhe një sugjerim në formë kritike për drejtuesit e Kuvendit. Kuvendi ka një kod etike, ku deputetët duhet ta respektojë dhe me veshjen.
Do ta quaja fyerje prezencën e disave prej juve këtu. Jam i bindur se e bëni në shenjë mirënjohje sepse mendoni se ia keni borxh Saliut që jeni në këtë sallë. Ta veshës Luan dhe ta vesh dhe mbi kokë. Por kursejani qytetarëve këtë. Dhe mund ta bëni çdo ditë poshtë ballkonit. Ju kam parë dhe te protestat tuaja te bashkia dhe nuk ia gjej kuptimin pse duhet të shkoni te bashkia me bluzat ‘lironi Saliun’”


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.