DOSSIER

20 VITE MË PARË/ Gazeta Shqiptare: Ekzekutimi /Policia: Identifikuam 2 autorët, ja motivi. Plumb në gojë mikut të Aldo Bares

07:00 - 26.02.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

26 Shkurt 2002 – Çfarë shkruante “Gazeta Shqiptare” dy dekada më parë




Ekzekutimi /Policia: Identifikuam 2 autorët, ja motivi

Plumb në gojë mikut të Aldo Bares

 

Quhet Ilir Boriçi. Kunati e gjeti të shtrirë në tokë. Kush ishte njeriu që në Lushnjë njihej si shumë i afërt me Alfred Shkurtin. 

Çfarë ndodhi para ekzekutimit me pistoletë TË dhe nga u njoftua policia. 

Çfarë doli nga hetimet e para dhe me se merrej kohët e fundit viktima. Pse ai ishte i akuzuar nga drejtësia si kushëriri i tij Enver Boriçi

 

Ekzekutohet me një plub pistolete në gojë, miku i Aldo Bares, Ilir Boriçi. Ngjarja ka ndodhur mesnatën e Së dielës, në lagjen “Xhevdet Nepravishta”, të qytetit të Lushnjës, në afërsi të stadiumit të këtij qyteti.

Uniformat blu janë sinjalizuar menjëherë për ngjarjen, ndërkohë, që menjëherë kanë nisur hetimet për shkaqet dhe autorët e kësaj vrasjeje. Drejtori i Policisë së Fierit, Xhavit Shala, ka pohuar për Gazeta Shqiptare, se pas pak orësh punë të uniformave blu është bërë i mundur identifikimi i dy autorëve të vrasjes. Po sipas Shalës, janë shoqëruar shumë persona në komisariat, si dhe janë ushtruar kontrolle të shumta për kapjen e autorëve. Ndërsa motivet, policia nuk i ka sqaruar, por bëhet fjalë sipas të njëjtave burime, që sherri të ketë nisur për pazare të pista. Ndërsa hetimet do të fillojnë edhe nëse vrasja ka lidhje me armiqtë e Aldo Bares(Alfred Shkurtit), pasi viktima është miku i tij dhe kushëriri i dy Boriçëve, pjesëtarë të të njëjtës bandë.

 

Vrasja

Ka qenë ora 00.35 e ditës së hënë, kur pranë Pallatit të Naftës, kunati i tij ka gjetur të shtrirë përtokë 28-vjeçarin Boriçi. Pasi ka parë, se ai kishte vdekur, ka lajmëruar menjëherë policinë, e cila, pasi ka mbërritur në vendin e ngjarjes, ka bërë këqyrjen e kufomës dhe ka konstatuar, se vrasja ka ndodhur me një plumb pistolete në gojë, ndërsa në tokë janë gjetur 5 gëzhoja. Drejtori Shala, ka sqaruar, se organet përkatëse kanë nisur menjëherë hetimet për identifikimin e autorëve, ndërsa forcat e komisariatit të Lushnjës, aksionin për kapjen e tyre. Deri në orët e mbrëmjes së djeshme, dhjetëra persona janë shoqëruar në komisariat për verifikime, ndërkohë që janë krehur zona të tëra, por deri në orët e mbrëmjes, dy autorët nuk janë kapur. Të njëjtat burime policore kanë pohuar, se autorët e ngjarjes janë identifikuar dhe pritet, që shumë shpejt të bien në prangat e policisë.

Hetimet

Prokuroria e Lushnjës ka nisur menjëherë hetimet për zbardhjen e motiveve të këtij ekzekutimi. Të njëjtat burime policore, kanë bërë të ditur, se viktima, natën e ekzekutimit, është zënë me dy persona në një lokal pranë stadiumit, por nuk dihen motivet e sakta. Kjo, pasi ata që kanë qenë në lokal, nuk i dinin problemet e palëve. Po sipas policisë, dy personat që kanë bërë sherr me Boriçin, janë edhe autorët e vrasjes së tij, disa metra larg lokalit dhe pranë shtëpisë së tij. Ndërkohë, burime zyrtare nga Prokuroria e Lushnjës, kanë bërë të ditur, se krahas hetimeve që kanë nisur, nëse konflikti ka nisur për pazare apo trafiqe, do të hetohet edhe nëse vrasja ka ndodhur për probleme të vjetra, pasi viktima është kushëriri i Enver Boriçit, njëri prej pjesëtarëve tët ë ashtuquajturës banda e Aldo Bares, i dënuar nga gjykata e Faktit në Elbasan me 15 vjet heqje lirie, si dhe i Arben Boriçit, i dënuar me 23 vjet për 3 vepra penale.

Policia: Boriçi kalonte kohën lokaleve

Lushnjë- Ilir Boriçi, 28 vjeç, banues në lagjen “Xhevdet Nepravishta”, ishte personi i pa punë. Kështu janë shprehur burime zyrtare nga komisaria

ti i Lushnjës, për viktimën e mesnatës të së dielës, pranë stadiumit të këtij qyteti. Të njëjtat burime kanë theksuar, se “Boriçi nuk merrej me asgjë. Rrinte gjithë ditën lokaleve dhe nuk kryente ndonjë punë. As ndonjë aktivitet privat nuk ka pasur”. Po sipas policisë, edhe në momentin që ka nisur sherrin me dy bashkëqytetarët e vet, ka qenë duke pirë në një lokal, pranë stadiumit. Gjithashtu, sipas bluve, ai nuk ka qenë i akuzuar nga drejtësia, për ndonjë vepër penale.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.