SPORT

(FOTO) Ndërkohë që festonte golat e Topçinjve, tifozit i bien flokët në mes të stadiumit

11:32 - 08.03.22 G.SH.
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Dje është mbajtur ndeshja midis Arsenalit dhe Watfordit, ku ka rezultuar me fitoren 2-3 për Topçinjtë.




Të shumtë kanë qenë tifozët që kanë mbushur rradhët e stadiumit “Vicarage Road” në Angli. Mesa duket tifozët më të flaktë kanë qenë ato të Arsenalit të cilët kanë festuar si “të çmendur” për golat që ka shënuar skuadra e tyre e zemrës.

The footie fan captioned this picture: "Before I lost my hair"

Ndërkoh që brohoriste dhe festonte golin e ekipit të tij, një tifozi të Topçinjve i është hequr parukja. Babai i tij i cili gjithashtu po shijonte ndeshjen dje, e ka konsideruar moment qesharak këtë që i ndodhi djalit të tij. Ka qenë ai që ka ndarë një foto të tifozit në rrjetet sociale me paruke të hequr.

Arsenal fan Ashley Day's wig came off during a match

Nga ana tjetër edhe tifozi ka reaguar në menyrë gazmore pas fotos së shpërndarë duke thënë se duhet të përdor më shumë ngjitës herën tjetër.

Ai gjithashtu zbuloi se nuk është hera e parë që i ndodh kjo gjë:

“Mendoj se është qesharake se si vazhdimisht e turpëroj veten pa e kuptuar. Unë jam si një Mr Bean i shekullit të 21-të!”

Madje ai “premtoi” se “do t’i shqyente të gjitha” nëse “Topçinjtë” përfundojnë në katërshen e parë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.