![GSH APP](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/gshok.jpg)
![Download on Apple Store](https://balkanweb.com/wp-content/uploads/2019/01/ios.jpg)
![Get it on Google Play](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/android-app.png)
Zyra e OKB-së për të drejtat e njeriut deklaron se ka verifikuar 516 viktima civile që nga fillimi i pushtimit të Ukrainës dy javë më parë.
Gjithashtu ajo raporton dhe për 908 persona të plagosur, ndërkohë që thekson se shifrat reale janë dukshëm më të larta.
Sipas raportit shumica e viktimave janë shkaktuar nga armët shpërthyese, duke përfshirë bombardimet dhe sulmet me raketa dhe ajrore.
OKB shton se shifrat e përditësuara nga qytetet Volnovakha, Mariupol dhe Izium janë ende duke u vërtetuar pas pretendimeve për qindra viktima të tjerë.
Ndërkohë që Rusia ka mohuar të ketë shënjestruar civilët në pushtimin e saj në Ukrainë, por shifrat sipas OKB tregojnë të kundërtën.
Shfaq Komentet (0)