SPORT

“Kemi vonesa rrogash, por nuk është ky problemi i Vllaznisë”, Xhaferi i zhgënjyer: Brdariç? Askush nuk është i paprekshëm

20:46 - 12.03.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Alban Xhaferi, presidenti i Vllaznisë, ka pranuar se ka mbetur shumë i zhgënjyer nga humbja përballë Tiranës. Duke folur pas ndeshjes, ai theksoi se ekipi kishte bërë më pak se sa pritej dhe se kjo nuk ishte pasojë e faktit që kishte vonesë me pagesën e rrogave të klubi kuqeblu.




“Ishte një humbje shumë zhgënjyese, pjesa e parë ishte një lojë e mirë, por në të dytën u zhgënjeva jashtëzakonisht. Ndoshta vë re një jo motivim të duhur të ekipit për të luajtur deri në fund. Kjo është gjëja që mendoj se pësuam gola. Është  moment vështirë për ekipin e ambiciet tona që dihet se kush janë. Dhe tani vështirësohen me këtë rezultat. Por duhet të qetësohemi dhe t’i bëjmë një analizë të thellë se ekipi ka lojtarë kualitativë dhe kemi ndeshje para që duhet të vlerësojmë dhe të shohim të gjithë mundësitë që të shohim si të arrijmë rezultate pozitive.

Kjo humbje e vështirëson shumë punën për objektivat që kishim, edhe Kupa është ajo për të cilën do të luftojmë. Jam i zhgënjyer të them të drejtën, me pjesën e dytë ne ndoshta nuk kishim egon e duhur të luftonim deri në fund dhe kjo ishte më zhgënjyese. Por duhet të qetësohemi dhe të mendojmë si të bëjmë vazhdimin që si të arrijmë Kupat e Europës.

Vllaznia ka pasur probleme financiare, i ka të trashëguara, ka një borxh të madh me Tatimet. Ditë pas ditë po bëjmë balancat që të jetë e sigurt në financa dhe të mos penalizohemi nga problemet. Ka pasur disa vonesa të vogla me disa lojtarë për disa pagesa, por gjithçka është drejt normalizimit. Nuk mendoj se është ky problemi. Me çunat kemi diskutuar, duhet të gjejmë mekanizmat që lojtarët të luftojnë për objektivat.

Te Vllaznia ka pasur problematikë gjithmonë me pjesën e pagave, ka qenë pjesa e bashkisë që është vënë shpesh në dukje. Po ka ekipe të tjera që janë me më shumë vonesa se Vllaznia e nuk bëhet zhurmë. Janë dy muaj vonesat por mendoj brenda javës tjetër çdo gjë do të shkojë drejt normalitetit. Janë disa lojtarë me kontrata njëvjeçare, se me disa ka marrëdhënie të ndryshme, e gjithsecili do të marrë atë që i takon.

Ky është problemi i Vllaznisë, se Vllaznia është shitur me të mirat dhe të këqijat e saj. Është me detyrim të madh me Tatimet, kemi marrëveshje që do mundohemi ta zbatojmë në mënyrë maksimale. Nuk duhet të vëmë theksin te këto gjëra, se nuk ka një problem të tillë, ne duhet të fokusohemi te lojtarët që të arrijmë objektivat që kemi paracaktuar.

A rrezikon Brdariç? Në këtë moment rrezikojmë të gjithë se projekti është i ndërtuar që të arrijmë disa objektiva. Sigurisht që nuk jemi të kënaqur. Askush nuk është i paprekshëm te Vllaznia, derisa ekipi të gjejë restartin e duhur për të mbyllur sezonin”, tha Xhaferi.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.