Kronikë

Kërkohej nga Italia për trafik droge, kush është 45-vjeçari i arrestuar sot në Dibër (EMRI)

17:16 - 23.03.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një 45-vjeçar shqiptar i shpallur në kërkim nga autoritetet italiane është arrestuar nga policia e Dibrës.




Sipas uniformave blu, në pranga është vendosur shtetasi Roland Farruku, banues në Peshkopi. Mësohet se 45-vjeçari është dënuar nga Gjykata e Ankonës me 11 vite e 10 muaj burg për trafik droge.

NJOFTIMI I POLICISË:

Kapet dhe vihet në pranga një tjetër shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar, me qëllim ekstradimi drejt Italisë.

Në hyrje të Pikës së Kalimit Kufitar Bllatë, shërbimet e Policisë Kufitare, si rezultat i masave të shtuara dhe shkëmbimit të informacionit me Strukturat hetimore të DVP Dibër dhe Interpol Tiranën, kanë ndaluar shtetasin e shpallur në kërkim ndërkombëtar:

Roland Farruku 45 vjeç, banues në Peshkopi, Dibër.

Gjatë përpunimit dhe verifikimit të të dhënave në sistem, ky shtetas ka rezultuar person i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet Italiane, pasi Gjykata e Ankonas, e ka dënuar këtë shtetas me 11 vjet, 10 muaj e 25 ditë burg, për veprën penale “Trafik Narkotikësh”, parashikuar nga Kodi Penal Italian.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore, specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimit në DVP Dibër bënë arrestimin provizor të këtij shtetasi, me qëllim ekstradimin e tij drejt Italisë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.