AKTUALITET

Zbardhet ngjarja në Shkodër, komshinjtë 2 orë sherr para të shtënave, autori zbrazi kallashin i dehur (Video)

07:26 - 23.03.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Zbardhet sherri mes komshinjve, Sadet Sala dhe Armando Ndreu, që agravoi deri në përdorimin e armëve. 32 vjeçari Armando Ndreu qëlloi me breshëri plumbash drejt furrës së bukës në pronësi të Salës në gjendje të dehur.




Sherri mes tyre ka ndodhur 2 orë përpara se të qëllonte me armë drejt furrë së bukës. Pa motiv konkret, zanafilla e sherrit mes tyre ka qenë përmes fjalëve.

Më pas autori Ndreu ka shkuar në apartamentin e tij në katin e shtatë ka marrë kallashnikovin. Pasi ka zbritur poshtë, në katin e parë ku ndodhet furra e bukës, autori ka qëlluar me breshëri drejt saj.

Si ndodhi ngjarja?

Armando Ndreu del nga automjeti i tij tip ‘Golf’, i afrohet furrës së bukës dhe qëllon me breshëri plumbash, në një kohë kur në rrugë shihen të qarkullojnë edhe automjete të tjera. Pas kësaj edhe Sadet Sala kundërpërgjigjet me pistoletë duke shtënë drejt 32 vjeçarit, i cili largohet me vrap duke lënë automjetin në rrugë. Nuk raportohet për të plagosur. Policia ka ngritur grupe kontrolli në zonë për kapjen e Armando Ndreut. Sherri mes tyre ka ndodhur për motive të në lagjen Skënderbej në Shkodër. Autori ka qenë në gjendje të dehur kur janë zënë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.