Kosova

“Me tri elemente: morali i lartë, predhat dhe…”- Kërcënimi rus në Ballkan, Kurti tregon tri mënyrat si mund të mbrohet Kosova

22:21 - 24.03.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Lufta kundër pushtuesve rusë në Ukrainë ka hyrë ne muajin e saj të parë ditën e sotme dhe në Ballkan është e pranishme frika e ndikimit të Rusisë.




Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është pyetur për një sulm të mundshëm mbi Kosovën dhe ka thënë se me rëndësi në luftën mbrojtëse janë mjetet që mund të shkatërrojnë mjetet sulmuese të armikut.

Ai ka përmendur luftën në Ukrainë si shembull në këtë aspekt dhe ka deklaruar se tri elemente po ndikojnë në luftën mbrojtëse të vendit të Zelenskyt.

“Nuk jam i sigurt që në modernizimin e ushtrisë tonë edhe me pajisje mbrojtëse, tanket e helikopterët janë të domosdoshme. Nëse shikoni luftën clirimtare në Urkainë, aty janë tri elemente thelbësore. I pari është se vullneti dhe morali i ushtarit ukrainas është shumë më i lart se sa ai i atij rus. E dyta janë kundërajrorët dhe e treta janë predhat anti-tank.

Duhet të kesh mjete që i shkatërrojnë ato të kundërshtarit. Gjithmonë jemi në bashkëveprim me aleatët tanë me NATO-n dhe KFOR-in. Ne ishim në Defender Europe 2021 dhe do të jemi në 2023 me NATO-n do ta përdorim ndërveprueshmërinë në mënyrë që të mbrohemi të gjithë bashkë”, ka thënë Kurti në KTV.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.