BOTA

Lufta në Ukrainë/ Gazpromi synon të distancohet nga dollari, gjigandi rus i energjisë kërkon t’i kryhen pagesat në euro

20:38 - 25.03.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Gazprom i ka kërkuar transmetuesit më të madh të gazit në Indi, GAIL (Indi) që të paguajë për importet e gazit në euro në vend të dollarëve. Me sa duket, gjigandi rus i energjisë kërkon të largohet nga monedha amerikane pas konfliktit në Ukrainë.




Vendet evropiane dhe Shtetet e Bashkuara kanë vendosur sanksione të rënda ndaj Rusisë që kur Moska dërgoi trupa në Ukrainë më 24 shkurt.

GAIL ka një marrëveshje afatgjatë të importit të gazit me Gazprom Marketing & Trading Singapore për të blerë çdo vit 2.5 milion tonw gaz natyror të lëngshëm dhe ka zgjedhur tregtinë me Gazprom në dollarë.

GAIL, e cila importon dhe shpërndan gaz, operon gjithashtu rrjetin më të madh të tubacioneve të gazit në Indi.

Javën e kaluar, Gazprom i shkroi GAIL duke kërkuar që kompania të shlyente pagesat për blerjet e gazit në euro në vend të dollarëve, thanë burimet e njohura me çështjen, duke shtuar se firma shtetërore indiane është ende duke shqyrtuar kërkesën.

“GAIL nuk sheh asnjë problem në shlyerjen e pagesës në euro pasi vendet evropiane po paguajnë për importet e tyre në euro”, tha një nga burimet.

Burimet thanë se sanksionet mund të mos godasin pagesat në euro sepse kontrata e GAIL është me një njësi të Gazprom në Singapor.

Sanksionet perëndimore i kanë dhënë një goditje dëmtuese ekonomisë ruse, por Bashkimi Evropian, i cili mbështetet në naftën dhe gazin rus, nuk ka vendosur të frenojë importet e energjisë dhe vazhdon të paguajë në euro.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.