AKTUALITET

(FOTO) Dëbora ‘pushton’ Korçën, temperaturat arrijnë deri në -3. Ja gjendja e rrugëve!

09:44 - 03.04.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ashtu siç ishte paralajmëruar, në juglindje të vendit janë rikthyer reshjet e dëborës. Raportohet se në Qarkun e Korçës ka pasur reshje shiu dhe bore përgjatë natës.




Sipas BW, në lartësitë +900 ka pasur reshje dëborë me shtrirje në gjithë akset rrugore të shoqëruara me temperaturat -3 gradë. Ndërkohë që trashësia e dëborës varion nga 5 cm deri ne 20 cm.

Mësohet se Kontraktorët për Mirëmbajtjen Dimërore kanë punuar gjatë natës për pastrimin dhe kriposjen e rrugëve, ndërsa 6 borëpastruese vijojnë punën.

Po ashtu mësohet se qarkullimi i mjeteve në akset rrugore nacionale dhe turistike si: Korçë – Ersekë – Leskovik, Korçë- Dardhë, Korçë-Voskopojë, kryhet pa probleme.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.