AKTUALITET

Merret vendimi/ ‘Dita pa Makina’ mbyll edhe Vlorën, ja si do të devijohet qarkullimi i automjeteve deri në orën 15:00

10:05 - 03.04.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

E diela e parë e çdo muaji edhe në qytetin e Vlorës do të jetë ditë pa makina. Vendimi është marrë mbështetur në udhëzimin e ministrit të Turizmit dhe Mjedisit, ndërsa mësohet se, kufizimi i qarkullimit të automjeteve në Vlorë do të nisë nga ora 09:00 deri në 15:00.




Sipas urdhrit në fjalë, kufizimi do të bëhet nga bulevardi Vlorë-Skelë, segmenti nga Teatri “Petro Marko”, deri te rreth-rrotullimi në Skelë dhe dy akse të tjera.

Njoftimi i Bashkisë së Vlorës:

“Mbështetur në udhëzimin e ministrit të Turizmit dhe Mjedisit, njoftojmë të gjithë banorët  se nga data 3 prill e në vazhdim, e diela e parë e çdo muaji do të jetë ditë pa makina. Kufizimi i qarkullimit të automjeteve, në kuadër të ditës pa makina, në datën 3 Prill 2022, nga ora 09:00 deri në orën 15:00 në segmentet e mëposhtme:

Bulevardi Vlorë-Skelë, segmenti nga Teatri “Petro Marko”, deri te rrethrrotullimi në Skelë.

Rruga Skelë-Uji i Ftohtë, segmenti nga rrethrrotullimi në Skelë deri te Tuneli.

Në rrethrrotullimin në Skelë do të lejohet qarkullimi për efekt të lidhjes së rrugës “Kosova”, me rrugën “Pelivan Leskaj”.”


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.