AKTUALITET

U aksidentua sot në Fushë-Krujë, humb jetën pasagjerja e moshuar/ Ja kush janë të plagosurit e tjerë

09:58 - 03.04.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një 82-vjeçare e identifikuar me inicialet Z.D. ka gjetur vdekjen si pasojë e plagëve të rënda trë marra nga aksidenti I sotëm në aksin Fushë Krujë – Tiranë, ku një mjeti tip ‘Volkswagen’ doli nga rruga dhe përfudnoi në një kanal anash saj, duke lënë të plagosur pesë persona, mes të cilëve edhe dy fëmijë të mitur.




Ndërsa, shoferi dhe tre pasagjerët e tjerë janë duke marrë kujdes shëndetësor te spitali i Traumës në Tiranë. Bëhet fjalë për drejtuesin e mjetit A. B., 41 vjeç dhe pasagjerët G. D., 37 vjeç e A. M. dhe B. M., që janë të mitur. Ngjarja ndodhi rreth orës 08:30 kur 41-vjeçari, si pasojë e shpejtësisë dhe lagështisë humbi kontrollin e automjetit dhe përfundoi në kanal.

Njoftimi i Policisë:

“Rreth orës 08:30, në aksin rrugor Fushë Krujën-Kamëz, shtetasi A. B., 41 vjeç, duke drejtuar automjetin ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga. Për pasojë ka humbur jetën pasagjerja, shtetasja Z. D., 82 vjeçe, si edhe janë dëmtuar drejtuesi i automjetit dhe pasagjerët G. D., 37 vjeç; A. M. dhe B. M., të mitur, të cilët ndodhen në spitalin e Traumës nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të kësaj dalje nga rruga”.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.