AKTUALITET

Kërcënoi dhe dhunoi në mes të rrugës një vajzë, e pëson keq i riu nga Laçi

14:56 - 06.04.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Policia e Lezhës njofton se ka proceduar penalisht një 28-vjeçar, pas një konflikti banal që ai ka pasur me një shtetase, të cilën e ka kërcënuar dhe dhunuar. Bëhet fjalë për shtetasin V. M., 28 vjeç, banues në Kurbin.




i po ndiqet penalisht në gjendje të lirë për veprat penale “Dëmtime të tjera me dashje” dhe “Kanosja”. Sipas Policisë, ky shtetas, pas një konflikti për motive të dobëta, ka goditur dhe kanosur me fjalë shtetasen M. M, bëri me dije policia.

Njoftimi nga Policia Lezhë

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kurbin kanë proceduar penalisht në gjendje të lirë për veprat penale “Dëmtime të tjera me dashje” dhe “Kanosja”, shtetasin V. M., 28 vjeç, banues në Kurbin. Ky shtetas, pas një konflikti për motive të dobëta, ka goditur dhe kanosur me fjalë shtetasen M. M. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë dhe Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprime të mëtejshme.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.