BOTA

Pushtimi i Ukrainës, mbi 5 mijë civilë të ekzekutuar nga ushtarët e Putinit! Midis viktimave 210 fëmijë, 50 persona u dogjën të gjallë

21:30 - 06.04.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Mbi 5 mijë civilë, përfshirë 210 mijë fëmijë janë vrarë që nga fillimi i pushtimit rus në Ukrainë, bën me dije Kryetari i bashkisë së Mariupolit.




Kryebashkiaku i qytetit Mariupolit shton se mbi 5 mijë civilë janë ekzekutuar gjatë bllokadës njëmujore të Rusisë. Sipas Vadym Boichenkos, 210 nga viktimat ishin fëmijë. Ai shpjegoi se forcat ruse bombarduan spitalet, ku  50 persona u dogjën të gjallë.

Boichenko tha se më shumë se 90% e infrastrukturës së qytetit është shkatërruar nga sulmet ruse.

Ushtria ruse ka mposhtur portin strategjik të Detit Azov, duke shkurtuar furnizimet me ushqim, ujë dhe energji duke e goditur qytetin me artileri dhe sulme ajrore.

Marrja e qytetit do t’i lejonte Rusisë të siguronte një korridor të vazhdueshëm tokësor në Gadishullin e Krimesë, të cilin Rusia e pushtoi në vitin 2014.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.