BOTA

VIDEO/ Rusët e pushtuan që në shkurt! Ura të bombarduara dhe tanke të braktisur, pamjet me dron nga Çernobili

22:49 - 06.04.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Termocentrali i Çernobilit, vendi i fatkeqësisë më të madhe bërthamore në botë dhe rajoni verior i Pripyatit u morën nën kontroll nga forcat e Putinit brenda disa ditësh pas pasi nisën pushtimin e Ukrainës në shkurt.




Por pasi u vranë mijëra ushtarë gjatë javëve të luftimeve intensive, Moska urdhëroi tërheqjen e trupave në lindje, duke nxitur çlirimin e rajoneve anembanë Ukrainës.

Fotot nga brenda zonës famëkeqe të Përjashtimit të Çernobilit tregojnë tani vetëm shkatërrim, me ura të bombarduara dhe tanke të braktisura në shkretëtirën e frikshme.

Për të parën herë që kur iu hoq rusëve nga duart, ushtarët ukrainas janë fotografuar duke ecur nëpër Çernobil.

Pamjet e reja të dronëve gjithashtu duket se konfirmojnë raportimet se rusët gërmuan marrëzisht llogore në Pyllin e Kuq pranë uzinës së çmontuar.

Pylli mori disa nga dozat më të larta të rrezatimit kur reaktori shpërtheu në 1986, dhe ai është ende shumë radioaktiv 36 vjet më vonë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.