BOTA

Pushtimi i Ukrainës, BE-ja miraton raundin e pestë të sanksioneve kundër Rusisë

23:30 - 07.04.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Bashkimi Evropian ka miratuar sot raundin e pestë të sanksioneve kundër Rusisë si pasojë e pushtimit të Ukrainës.




Sipas Presidencës Franceze të Këshillit të Evropës, masat e reja përfshijnë ndalimin e importeve të qymyrit rus si dhe embargon ndaj eksporteve të armëve në Rusi.

Këto masa përfshijnë gjithashtu edhe mbylljen e porteve të BE-së për anijet ruse dhe ndalimin e eksporteve të produkteve të teknologjisë së lartë në Moskë.

Teksti ligjor që përfshin emrat e “oligarkëve, aktorëve të propagandës ruse, anëtarëve të aparatit të sigurisë dhe ushtarake dhe subjekteve në sektorin industrial dhe teknologjik” do të publikohet zyrtarisht të premten.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.