BOTA

Pushtimi i Ukrainës, SHBA-ja gati t’i heqë Rusisë statusin tregtar: Vladimir Putin duhet të mbajë përgjegjësi për krimet e luftës

23:06 - 07.04.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kongresi amerikan ka miratuar masën për t’i hequr Rusisë statusin tregtar ‘kombi më i favorizuar’ dhe një tjetër për të ndaluar importet e naftës nga Rusia.




Joe Biden pritet të nënshkruajë të dyja masat në ligj. Ndërsa ndryshimi i statusit tregtar i Rusisë i hap rrugën administratës Biden për të rritur tarifat për importet ruse.

“Putini duhet të mbajë përgjegjësi për krimet e luftës që po kryen kundër Ukrainës”, tha udhëheqësi i shumicës në senat, Chuck Schumer.

“Kjo paketë ka të bëjë me sjelljen e çdo mjeti të presionit ekonomik ndaj Vladimir Putin dhe miqve të tij oligarkë”, u shpreh Ron Ëyden, kryetar i Komitetit të Financave të Senatit.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.